24/05 15:52
Pas “El Clasico”, trajneri i Realit të Madridit, Zinedine Zidane u shpreh se skuadra e tij ka zhvilluar një ndeshje të mirë, por për pjesën e dytë thotë se lojtarët ishin të nxituar në veprimet e tyre.
Sa i përket dëmtimit të Ronaldos, i cili u detyrua të lërë fushën e lojës menjëherë pas pjesës së dytë, Zidane u shpreh i shqetësuar, por tha se ditën e nesërme do të mësohet më saktë shkalla e dëmtimit të portugezit. “Tani Ronaldo nuk është mirë, por ditën e nesërme do të njihemi me shkallën e dëmtimit pas rezonancës”, tha Zidane.
Ronaldo mbeti i dëmtuar pasi shënoi golin e barazimit për Realin, ndërsa qëndroi në fushëm e lojës deri në mbyllje të pjesës së parë.
Top Channel