Pas dy bashkëpunimeve të suksesshme, Ronela ka vendosur të vijë “solo” me projektin muzikor të titulluar “Maje men” dhe duket se këngëtarja ka goditur në shenjë, duke publikuar një projekt që do të mbahet mend.

Kjo këngë, për të cilën Ronelës i është dashur të punojë shumë fort, ka marrë menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar, duke u futur në “The Top List” që në javën e parë të publikimit. Kjo këngë, jo vetëm është bërë pjesë e listës, por ajo gjithashtu është renditur mjaft mrië në listë, duke zënë vendin e 29-të.

Në një intervistë të dhënë për “Top Awards”, Ronela ka dhënë më shumë detaje për këtë projekt muzikor si dhe ka folur për vështirësitë që ka hasur gjatë realizimit të kësaj këngë. Ajo gjithashtu ka dhënë një përgjigje për të gjithë atë që mendojnë se ajo ka kopjuar në videoklip, Rihanna-n apo Katy Perry-n.

Top Awards: Sa kohë të është dashur të punosh për projektin “Maje Men”?

Ronela: Për gjithë realizimin e këngës më është dashur diku rreth tre muaj, duke qënë se ka pasur shume objekte apo skena për të ndërtuar. Plus gjatë gjithë kësaj kohe jemi marrë me zhvillimin e këngës kështu që ka qënë goxha mundim.

Top Awards: Për çfarë flet kjo këngë?

Ronela: Kënga flet për dashuri, për këmbëngulje në arritjen e qëllimit të vajzës që është kthimi i dashurisë së djalit.

Top Awards: Kush është kujdesur për muzikën dhe tekstin?

Ronela: Për muzikën është kujdesur “Tull Productions” dhe unë. Jemi marrë me çdo detaj duke e rishikuar shumë herë. Pastaj teksti është prej meje.

Top Awards: Shumë i komentuar në këtë projekt muzikor ka qënë videoklipi, kush është kujdesur për të?

Ronela: Për klipin është kujdesur “Talelli Production” dhe pjesë të tyre kanë qënë Arben Gjeropi për skenografi si dhe Andi Murra për koreografinë. Eshtë një video që ka pasur një staf shumë të madh. Mbase një nga klipet që ka patur më shumë investim nga ana ime.

Top Awards: Përflitet se klipi është i kopjuar pak nga Rihanna apo nga Katy Perry, sa e vërtetë është kjo? Nga jeni frymëzuar për këtë klip?

Ronela: Nuk jam marrë fare me këto detaje këtë herë. Kam shfytëzuar çdo detaj të imagjinatës sime dhe në bashkëpunim me shumë njerëz ka dale çfarë kam dashur. I vetmi detaj që kam marrë janë duart që e kam parë në një vallëzim aziatik.

Top Awards: Cili ka qënë momenti më vështirë në gjithë realizimin e kësaj kënge?

Ronela: Ka pasur shumë: i ftohti, balta, oraret e zgjatura etj…

Top Awards: A mund ta konsiderojmë këtë projektin tënd muzikor të verës apo do kemi dicka tjetër?

Ronela: Ky mund të quhet projekt i verës duke qënë se vetëm një muaj na ndan nga fillimi absolut i sezonit veror. Por ama kam dhe një projekt tjetër që e kam shumë përzemër në fund të majit.

Top Awards: Je padiskutim një ndër këngëtaret më energjike të skenës shqiptare, po në jetën e përditshme je po kaq energjike?

Ronela: (Qesh) Jo. Që kam pak humor dhe më pëlqen të kem gjithë njerëzit e lumtur afër vetes, po, por nuk kam lidhje shumë me atë çka prezantoj në skenë apo video.

Top Awards: Që në javën e parë të publikimit jeni në “The Top List”, cili mendoni se ka qënë detaji që ka shtyre fansat të të votojnë?

Ronela: Nuk mund ta them unë këtë, por mund t’i falenderoj nga zemra të gjithë ata që marrin në konsideratë punën time.

Top Awards: Një premtim për kritikët e kësaj kënge…

Ronela: Po mos jenë kritikat nuk ka përmirësim pastaj kështu që nuk kam asgjë kundër përveçse të premtoj të mundohem e të punoj edhe më shume!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA