24/05 15:52
Ai është kthyer në një prej kandidatëve potencial për të fituar “Topin e Artë” këtë sezon, por kjo gjë nuk e ka ndaluar aspak Mohamed Salah të vazhdojë me veprimet e tij humanitare.
Sulmuesi i Liverpool është kthyer në një njeri jashtëzakonisht të dashur në Egjipt.
Së fundi, ai ka pagur 450 mijë dollarë për të ndërtuar një fabrikë për pastrimin e ujit në fshatin e tij të lindjes Nagrig, e cila do të përdoret për furnizimin e përhershëm të fshatit dhe të gjithë rajonit me ujë të pijshëm.
Dashuria e egjiptianëve ndaj Salah është treguar edhe në zgjedhjet e fundit, teksa edhe pse nuk ishte fare në listë, ai arriti të merrte gati 1 milionë vota.
Top Channel