Tare e ka gati planin, një mbrojtës dhe dy lojtarë yje, çfarë do të bëjë Milani në janar përveç Fullkrug?
Napoli bëri vetëvrasjen finale në betejën për titull pasi nuk shkoi më shumë se një barazim 2-2 me Torinon, duke i hapur rrugë përfundimisht triumfit të Juventusit.
Tashmë bardhezinjtë kanë 6 pikë diferencë dhe ju mjafton vetëm një pikë në dy takimet e ardhshme, për t’u shpallur kampionë për herë të 7 radhazi në Itali.
Skuadra e Sarrit kaloi dy herër në avantazh në ‘San Paolo’, fillimisht me Mertens dhe më pas me Hamsik, por Torino u përgjigj në të dy rastet me Basellin dhe De Silvestrin, duke i hequr fitoren napolitanëve.
Lazio ngeci në shtëpi ndaj Atalantës, duke rihapur tërësisht garën ëpr nëj vend në Champions, pasi Inter është afruar me vetëm dy pikë dhe ndeshja e fundit më datë 20 Maj mes të dyjave pritet të jetë spektakolare.
Bardhekaltrit e panë veten në disavantazh që në minutën e 5-të, por barazuan në minutën e 24-t me Caicedon. Lajmi më i keq për skuadrën e Simone Inzaghit është dëmtimi i Luis Albertos, që mund t’i shtohet Immobiles në listën e mungesave në dy takimet e ardhshme.
Top Channel