Debate në KLP, Tiranës dhe Elbasanit i mungojnë 51 prokurorë
18/07 21:17
Katër persona ngelën të plagosur në afërsi të Laprakës në rrugën “Vangjel Noti”. Policia thotë se mjeti tip BMW i drejtuar nga shtetasi Lorenc Piraci ka humbur kontrollin.
Dyshohet se automjeti ka qenë me shpejtësi të lartë, ndërsa Piraci ka tentuar duke manovruar për të shmangur një gropë. Por kjo ka sjellë daljen nga rruga dhe për pasojë mjeti ka hyrë në një pike lavazhi automjetesh duke përplasur katër qytetarë, të cilët kanë mbetur të plagosur.
Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë që policia ka arrestuar drejtuesin e mjetit.
Top Channel