Chelsea mposht finalistin e Champions… për biletën e Champions

06/05/2018 19:19

Chelsea mundi 1-0 Liverpoolin në një betejë direkte për kualifikimin në Ligën e Kampioneve duke marrë 3 pikë të çmuara në Premier League.

Giroud ndëshkoi rivalët në “Stamford Bridge” me një gol me kokë pas gjysmë ore lojë, që mbeti në fuqi deri në fundin e takimit. Chelsea ka tashmë 3 ndeshje për të zhvilluar që i japin shpresë se mund të fute në zonën e trofeut elitar europian.

Për t’u shënuar këtë të diel edhe parakalimi i bukur i trajnerit Arsen Wenger në ndeshjen e fundit të tij në “Emirates Stadium” me Arsenalin.

Teknikut francez iu rezervua një pritje e bukur në hyrjen në fushë, që u kompletua dhe me suksesin e Arsenalit 5-0 ndaj Burnley.

Top Channel