Interi nuk ka ndërmend të dorëzohet në garën për një vend në Champions, teksa dy javë nga fundi, ka mposhtur bindshëm Udinesen me rezultatin 0-4.
Zikaltrit e Spallettit lanë pas humbjen mes polemikash ndaj Juventusit dhe dominuan takimin ndaj friulianëve, duke marrë 3 pikë të vlefshme dhe duke vënë nën presion Lazion dhe Romën, që renditen para tyre në renditje.
Ranochia, Rafinha dhe Icardi shënuan në pjesën e parë për Interit dhe Borja Valero në të dytën, ndërsa Fofana la Udinesen me 10 futbollistë për 40 minutat e fundit të sfidës.
Me këtë fitore Interi shkon në kuotën e 69 pikëve, vetëm një më pak se Lazio dhe Roma, që luajnë sot ndeshjet respektive. Nga ana tjetër Udinese zhytet në krizë, pasi nuk fiton prej 14 ndeshjesh dhe rrezikon seriozisht t’i bashkohet Beneventos dhe Veronës në rrugën drejt Serisë B.
Top Channel