Tentojnë t’i vënë flakën skafeve në oborr, digjet muri i shtëpisë

05/05/2018 13:44

Muri i një shtëpie është përfshirë nga flakët, ndërkohë që në oborr ndodheshin dy mjete lundruese dhe një autobus i vjetër.

Informacionet paraprake bëjnë të ditur se një person ka hedhur lëndë djegëse nga ana e jashtme e shtëpisë me dyshimin se objektivi ka qenë djegia e mjeteve të cilat përdoreshin për sezonin turistik.

Policia dhe zjarrfikësja kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, duke bërë të mundur dhe shuarjen e flakëve. Për pasojë janë djegur dy sedilje të një autobusi të vjetër që ndodhej në oborr dhe janë rrezikuar mjetet lundruese.

Ndërkohë po hetohet lidhur me rastin në fjalë.

FOTO GALERI
1/3

Top Channel