
Juventusi korrigjoi në pjesën e dytë një gjysmë hapi fals të pjesës së parë në ndeshjen e radhës në Serinë A ndaj Bolonjës.
Miqtë kaluan të parët në avantazh, me anë të Verdit që shndërroi në gol një 11-metërsh të dhënë nga gjyqtari i takimit pas një ndërhyrjeje të gabuar në zonë dhe një pase të gabuar të Buffon në drejtim të Ruganit.
Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Bolonjën. E dyta nis me bardhezinjtë të hedhur në sulm, por goli i barazimit nuk shënohet nga asnjëri prej tyre, por nga De Maio, që shtyu në rrjetën e tij një top të hedhur në zonë.
Pak minuta më vonë Khedira dyfishoi dhe pas Khedirës ishte Dybala ai që vendosi fatet e këtij takimi.
Me këtë fitore, Juventusi shkëputet me 7 pikë nga Napoli i vendit të dytë, që luan të dielën ndaj Torinos.
Më herët, Milani bindi 4-1 ndaj Veronës dhe rimerr vendin e gjashtë që e çon në Ligën e Europës, në pritje të sfidës së Atalantës, që luan në transfertën e vështirë ndaj Lacios.
Top Channel