“Vajza duhet të zhvisheni”. Skandali në futbollin amerikan – FOTO

04/05/2018 09:27

Një ekip i futbollit amerikan, në NFL, është përfshirë nga një skandal.

Liga e futbollit amerikan raportohet t’i ketë detyruar nxitëset e tifozëve që të paraqiten për kalendarin vjetor topless para menaxherëve dhe pronarëve të stadiumit. Gjithashtu disa prej tyre janë detyruar të luajnë rolin e eskortës dhe t’i shoqërojnë në takime private.

Skandali që godet futbollin amerikan daton në korrik 2013 dhe ka të bëjë me skuadrën Redskins të Uashingtonit. Disa nga vajzat me profesion nxitëse tifozësh kanë zbuluar për New York Times atë që kishte ndodhur.

Kërkesa për to është bërë në Kosta Rika, kur stafi i tifozeve femra u dërgua në vendpushimin Occidental Grand Papagayo, Guanacaste një zonë e rezervuar vetëm për të rriturit.

36 vajzave u janë konfiskuar pasaportat dhe iu kërkua të paraqiten para grupit të menaxherëve dhe pronarëve të suitave, ndërkohë që nëntë prej tyre në disa raste shërbyen si vajza eskortë në një klub nate.

FOTO GALERI
2/4

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA