Përfaqësues të Bundestagut gjerman, deputetë të landeve dhe njëkohësisht nënkryetari i partisë së Merkel në CDU, po zhvillojnë një takim në Gjykatën Kushtetuese.
Zhvillimet në Shqipëri, në kuadrin e të drejtës dhe situata e reformës në drejtësi, dhe në këtë Gjykatë me mungesë gjyqtarësh, mësohet nga burimet të ketë qenë temë e bisedës mes politikanëve gjermanë dhe kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Ky është një mision faktmbledhës për shtetin ligjor. Vjen në Shqipëri përmes fondacionit “Konrad Adenhauer”.
E vetmja që ka kaluar vettingun nga Gjykata Kushtetuese është Vitore Tusha, ndërkohë që nuk u konfirmuan nga Shkalla e Parë dy prej anëtarëve të rojes së Kushtetutës.
Tashmë presin vettingun nga kjo gjykatë edhe gjyqtarët Bashkim Dedja, Gani Dizdari dhe Fatmir Hoxha. Për këtë të fundit në faqen e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit ka nisur numërimi mbrapsht i orës, pasi në orën 11.00 të datës 7 maj Hoxha është në radhë për të dalë para vettingut.
Por, ndërsa edhe kjo e premte ishte e zezë për Xhoxhajn, për prokuroren e Apelit, Fatjona Memçaj ishte një ditë ogurbardhë. Komisioni i Pavarur i Kualfikimit shpalli konfirmimin në detyrë për magjistraten Memçaj, e cila pasi kaloi në filtrat e trefishtë të vettingut, rezulton të mos ketë pasuri të pajustifikuara e të fshehura, ka lidhje të përshtatshme dhe është e aftë profesionalisht.
Të shkarkuar nga Vettingu
1. Fatos Lulo , gjyqtar kushtetues
2. Altina Xhoxhaj , gjyqtare kustetuese
3. Besim Trezhnjeva, gjyqtar i apelit
4 . Besa Nikehasani , prokurore e Apelit
Konfirmuar në detyrë
1. Vitore Tusha, gjyqtare kushtetuese
2. Fatjona Memçaj, prokurore e apelit
Del ne daten 7 maj
1. Fatmir Hoxha, gjyqtar kushtetues
Top Channel