Qytetari: Mos mëso shumë shqip. Vlahutin: Nuk e bëj dot, do mësoj shqip

04/05/2018 12:59

Një nga pjesëmarrësit në forumin qytetar për sigurinë publike, një banor i Rubikut ka zgjedhur të shpalosë kërkesat e tij dhe pak me humor.

Ai i kërkon ambasadores së BE-së, Romana Vlahutin të mos mësojë shumë shqip, pasi eksperienca me ambasadorin Donald Lu “nuk ka qenë e mirë”.

“I kërkoj të mos mësojë më shqip se bëhet dashamirëse më tepër se sa duhet me ne, se eksperienca e Lu nuk ka qenë e mirë. Na u desh ta përkthejmë dhe nga shqipja dhe anglishtja”, tha ai.

“Nuk e bëj dot, do mësoj shqip. Jo për të dëgjuar ato gjëra që nuk kanë vlerë, po për të komunikuar me qytetarët”, u përgjigj Vlahutin.

Ndërkohë që ka në administrim një fshat turistik ai bëri një ftesë të veçantë për ministrin Xhafaj. “Meqë kam në administrim një fshat turistik, të ftoj për drekë të ftoj që të mos marrësh shumë me vete, se sigurinë e marr përsipër vetë po dhe më lehtëson nga ana financiare”, tha ai.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA