24/05 15:52
Ashtu siç kishte njoftuar edhe më herët, Besiktas nuk u rikthye për të luajtur minutat e mbetura në derbin ndaj Fenerbahçe, në ndeshjen e Kupës së Turqisë në shenjë proteste.
Ndeshja ishte ndërprerë pas kaosit të shkaktuar në fushën e lojës me incidentet të shumta.
Organizatorët e takimit pritën për 15 minuta, por pasi konstatuan se Besiktas nuk ishte në fushën e lojës, ndeshja shkoi në tavolinë 3-0 për Fenerbahçen, e cila tashmë do të luajë në finale ndaj Akhisar.
Basiktas kërkonte fitoren në tavolinë pasi në minutat e luajtura në ndeshjen e 19 prillit mbeti i lënduar trajneri i Besiktas, Senol Gunes, i cili u godit nga tifozët. Por federata kishte vendosur luajtjen e minutave të mbetura të sfidës.
Top Channel