Napoli në prag revolucioni, Ancelotti nëse ikën Sarri

04/05/2018 13:30

Me dëshpërimin për një tjetër tentativë të dështuar për të fituar titullin kampion në Serie A, Napoli është në udhëkryqin për një revolucion sezonin e ardhshëm. Dhe gjithçka mund të nisë nga pankina, pasi Sarri po tundohet shumë nga Chelsea.

Dhe nëse Sarri vërtetë vendosë që të largohet drejt Londrës, presidenti De Laurentis ka një detyrë të vështirë për të mbajtur të njejtin nivel teknik. Emri që duket se e josh më shumë tani trajnerin e skuadrës napoletane është ai i Carlo Ancelottit, që pak ditë më parë refuzoi ofertën për pankinën e Italisë.

Por më shumë se largimi i trajnerit te Napoli shqetëson eksodi që mund të prekë një pjesë të mirë të skuadrës. I pari në radhë është Jorginho, ankandi për të cilin fillon me me 50 milionë euro, me United dhe Liverpool në pritje. Shumë i kërkuar është edhe Mertens dhe për 31 vjeçarin belg, klauzola e shitjes është 28 miionë euro. Të dy këta futbollistë, përfshi edhe portierin Reina qëndruan në Napoli falë këmbënguljes së trajnerit Sarri.

Nëse Sarri do të qëndrojë me shumë mundësi pjesë e skuadrës do të mbeten edhe Albiol e Callejon, që Sarri dëshiron ti ketë edhe për një tjetër sezon. Bashkë me ta, Sarri do të mbante padyshim edhe Hysajn e Mario Rui, të cilët i solli nga Empoli. Të vetmin që Sarri do ta ketë shumë të vështirë për ta mbajtur është padyshim Kolibaly, mbrojtësi më i kërkuar i momentit në Evropë, vlera e të cilit kalon 70 mln euro.

Top Channel