Monika Kryemadhi akuzoi Kryeministrin Edi Rama se po kërcënon drejtuesit e LSI-së në të gjithë vendin.

Në mbledhjen e Komitetit Kombëtar të Drejtësisë, kryetarja e LSI-së apeloi që të gjitha strukturat të jenë në gatishmëri.

“Sulmet dhe kërcënimet do të vijojnë dhe do të bëhen më të ashpra. Detyra jonë është që të bindim qytetarët në kauzën tonë se kjo qeveri, ky Kryeministër duhet të largohet sa më parë”, tha ajo.

Kryemadhi iu rikthye dorëheqjes së Saimir Tahirit dhe këmbëngul se ky veprim është një koordinim mes Ramës dhe ish-ministrit të tij.

“Asnjë fjalë të sinqertë nuk ka pasur në fjalën e tij dhe lotët ngjajnë si lot krokodili. Nëse Tahiri do të ndjente një faj, ai duhet të kishte kërkuar falje dhe jo të bënte shantazhe dhe show. Ai duhet të kishte kërkuar falje për drogën. Ai duhet të thoshte të vërtetën dhe jo të shantazhonte Ramën”, deklaroi Kryemadhi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA