Italianët “qahen”: Në Europë i bezdisim! Sa shumë gabime kundër nesh

04/05/2018 16:43

Eleminimi i Romës nga ana e Liverpulit dhe mungesa e një penalltie të pastër për verdhekuqtë në rastin kur topi i goditur nga El Sharaui devijohet pastër me dorë nga Aleksander-Arnold kanë nxitur edhe më tej polemikat.

Mediat italiane ankohen se gjatë këtij sezoni gjyqtarët kanë qenë në më shumë se një rast të padrejtë ndaj skuadrave të Serisë A, duke nisur që nga Liga e Kampionëve, e deri tek Liga e Europës.

Corriere Dello Sport ka renditur 10 episode, nëntë prej të cilëve janë nga ky sezon dhe një tjetër është i famshmi i vitit 1998, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Realit të Madridit, ku spanjollët fituan falë një goli në pozicion jashtë loje të Predrag Mijatoviç.

FOTO GALERI
6/10
6 – Sërish Juventusi, këtë herë në ndeshjen ndaj Realit në Bernabeo. Corriere thotë se ndeshja u kushtëzua nga gabime të rënda të gjyqtarit të takimit. Ishte një ndeshje që nuk mund t’i besohej një gjyqtari pa përvojë, si Oliver. UEFA e caktoi sepse e konsideronte një ndeshje të mbyllur falë fitores 3-0 të Realit në shtëpinë e Juventusit. Por, Real-Juve nuk mund të konsiderohet asnjëherë një ndeshje e mbyllur. Në fund të takimit, vazhdon Corriere, gjyqtari fërshëllen një penallti që nuk ekzistonte ndaj të zotëve të shtëpisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA