Italianët “qahen”: Në Europë i bezdisim! Sa shumë gabime kundër nesh

04/05/2018 16:43

Eleminimi i Romës nga ana e Liverpulit dhe mungesa e një penalltie të pastër për verdhekuqtë në rastin kur topi i goditur nga El Sharaui devijohet pastër me dorë nga Aleksander-Arnold kanë nxitur edhe më tej polemikat.

Mediat italiane ankohen se gjatë këtij sezoni gjyqtarët kanë qenë në më shumë se një rast të padrejtë ndaj skuadrave të Serisë A, duke nisur që nga Liga e Kampionëve, e deri tek Liga e Europës.

Corriere Dello Sport ka renditur 10 episode, nëntë prej të cilëve janë nga ky sezon dhe një tjetër është i famshmi i vitit 1998, në finalen e Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Realit të Madridit, ku spanjollët fituan falë një goli në pozicion jashtë loje të Predrag Mijatoviç.

FOTO GALERI
3/10
3 – Sërish Roma! Këtë herë, në ndeshjen ndaj Liverpulit në Anfield, sipas Corrieres, goli i parë i “The Reds” duhej anuluar sepse aksioni nis pas një faulli të shkaktuar nga Vijnaldum ndaj Strotman. Edhe goli i tretë për vendasit, vlerësojnë mediat italiane erdhi nga një pozicion jashtë loje i Salah.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA