Tragjedi në Bolivi, avioni rrëshqet nga pista gjatë uljes dhe përplaset me makinat në aeroport, 20 viktima dhe 30 të plagosur
Në disa shtete në Afrikë, si Malawi, besimi tek magjia është aq i theksuar sa vijojnë me flijimet njerëzore.
E në praktikat e tyre, një person Albin, është një një porcion për të realizuar magjinë. E fatkeqësisht 22 të tillë janë vrarë në 4 vitet e fundit në Malawi.
11 persona janë arrestuar për rastin më të fundit, ku 22-vjeçari McDonald Masambuka u gjet i pajetë disa ditë pasi rezultonte i zhdukur.
E mes të akuzuarve është edhe një prift katolik, si dhe efektivë policie e një mjek ligjor.
Por pavarësisht ritualëve të vjetra, pjesa më e madhe e opinionit publik ka kërkuar rikthimin e dënimit me vdekje për autorët e këtyre ngjarjeve, të cilët me reformat e viteve të fundit dënohen me maksimumi 20 vite burg.
Top Channel