Atletico Madrid u kualifikua për në finalen e Europa League, që do të zhvillohet në Lion të Francës më 16 maj, por sfidën më të rëndësishme të sezonit do ta zhvillojë pa trajnerin Diego Simeone në pankinë.
Kjo, sepse tekniku argjentinas i “Los Colchoneros” është dënuar nga UEFA me 4 ndeshje skualifikim dhe një gjobë prej 10 mijë eurosh, pas ofendimeve që lëshoi në drejtim të arbitrit të ndeshjes Arsenal-Atletico, e para e gjysmëfinaleve të Europa League.
Njërën prej këtyre 4 sfidave ai e ka shlyer, pasi mungoi një ditë më parë në takimin e kthimit në “Ëanda Metropolitano” ndaj “topçinjve”, por ajo që djeg më shumë është pikërisht finalja, ndërsa dy ndeshjet e tjera do të detyrohet t’i shlyejë sezonin e ardhshëm.
Top Channel