Si të mos mjaftonte eliminimi i pritshëm, por i vendosur shumë hollë ndaj Liverpool në Ligën e kampioneve, Roma duhet tani të bëjë llogaritë edhe me një hetim që përfshin presidentin e saj.

Emri i James Pallotta ka përfunduar në dosjet disiplinore të UEFA-s për sjellje jo korrekte.

Në bazën e akuzave është protesta ndaj arbitrave dhe fjalët e biznesmenit italo-amerikan ndaj gjyqtarëve për ndeshjen e 2 Majit kundër “reds”. James Pallotta sipas burimeve të UEFA-s në Nion, do të gjykohet në 31 Maj, 5 ditë pas finales së Madhe të Ligës së kampioneve.

Presidenti i Romës protestoi për vendimet që ai i cilësoi të gabuara ndërsa kërkoi publikisht instalimin e sistemit të video arbitrimit.

Avokatët e tij tani kanë nisur punën për të kuptuar nëse Pallotta do t’ia hedhë me vetëm një gjobë, apo do të vuajë pezullim. Biznesmeni i njohur e kishte cilësuar të papranueshëm gjykimin në Champions, sidomos pozicionin që u gjykua jashtë loje me Xhekon, dhe faullin ndaj El Sharaui.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA