Ftesë në 5/ I riu nga Indonezia ia merr këngëve popullore live, Kim: Ishim 14 fëmijë në një shtëpi
Të dy janë shumë të rinj, jo vetëm në moshë por edhe në tregun muzikor por pavarësisht kësaj Rina dhe Fero kanë tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut shqiptar.
Dyshja e talentuar ka rreth 3 javë që ka publikuar bashkëpunimin e titulluar “S’ka konkurenc” dhe është votuar masivisht nga fansat që në javën e parë që doli në treg.
Falë mbështetjes së publikut, “S’ka konkurencë” për këtë javë mban vendin e dytë në klasifikimin e 100 këngëve më të bukura të muzikës moderne shqiptare, një pozicion ky mjaft i rëndësishëm.
Me një tekst thumbues dhe një videoklip mjaft provokativ, dyshja ka ardhur tepër energjike në këtë projekt muzikor, duke u kombinuar mjaft mirë me njëri-tjetrin.
Ndërkohë që Fero njihet si këngëtari që repon mjaft mirë, ajo që dallohet në këtë projekt është edhe Rina, e cila bën rep një pjesë të madhe të këngës.
Prodhuar nga Zzap n’Chriss, kjo këngë ka kapur majat e klasifikimit por ende nuk dihet nëse javën e ardhshme kjo këngë do kapë kreun.
Top Channel