Fillimisht Partia Demokratike dhe më pas Lëvizja Socialiste për Integrim reaguan menjëherë pas dorëheqjes së Saimir Tahirit nga mandate i deputetit.
Në një zë, opozita thotë se pas kësaj dorëheqjeje qëndron një marrëveshje e fshehtë mes Edi Ramës dhe Saimir Tahirit.
I ftuar në “Të Paekspozuarit” këtë të enjte, ish-ministri i Brendshëm i hodhi poshtë këto akuza.
“As kam marrëveshje, as kam nevojë dhe as më duhet një marrëveshje. Të vërtetën as ma shet njeri, as ma blen kërrkush, përfshirë këtu edhe Edi Ramën. Opozita është mësuar me këto pazare, jo unë”, deklaroi ai.
Në një pjesë të deklaratës së dorëheqjes, Saimir Tahiri thotë se është vetëm kundër të gjithëve për “të vërtetën” e tij. Por a është bërë Edi Rama me ata që duan të shohin Saimir Tahirin nën pranga? Tahiri s’e beson.
“S’kam arsye ta besoj, as kam të dhënë dhe nuk më shqetëson edhe sikur të jetë kështu, sikur Edi Rama të jetë bërë me dikë kundër meje”, shtoi ai.
Top Channel