Kreu i grupit parlamentar të Partisë Demokratike ka qenë ndër të parët nga anëtarët e opozitës që ka reaguar pas dorëheqjes së Saimir Tahirit si deputet.
Nga foltorja e Kuvendit ai u shpreh se dorëheqja e Tahirit si deputet ka ardhur vetëm pasi provat janë prishur provat për hetimet.
“Kryetrafikanti juaj lëviz i lirë. Nuk mund të thoni se luftoni drogë, kur ai del dhe kërcënon kryeministrin. Opozita nuk e akuzon tani, por e ka akuzuar me vite të tëra. Ai është i kapur me presh në duar. Nuk ka mundësi të kanabizohet e gjithë Shqipëria vetëm më Tahirin, por është ai së bashku me Ramën. Shqipëria është kthyer në delen e zezë prandaj nuk na hapin negociatat. Ai sot la mandatin, por para dy jave ishte këtu. Ai bëri sërish presion. I bëri presion edhe ministrit të brendshëm. Kur janë të përzier kaq shumë, nuk ka se si të ndodhë që ju ta jepni Tahirin te drejtësia sepse në radhë të parë ju synoni të mbroni Edi Ramën. Jeni bërë të gjithë rresht sot këtu sepse mbroni Tahirin sepse mbroni Edi Ramën, pushtetin tuaj. I prishët provat për hetimet, i humbi gjurmët dhe tashmë lë mandatin” u shpreh Edmond Spaho.
Pas fjalës së kreut të grupit parlamentar të Partisë Demokratike, deputetët e kësaj force politike kanë braktisur sallën e Kuvendit.
Top Channel