Jose Mourinho nuk humbet asnjë rast kur i jepet mundësia për të thumbuar Cristiano Ronaldon.
Nëse do të duhej të zgjidhte më të mirin mes dy Ronaldove, “Special One” duket i palëkundur dhe s’ka asnjë dyshim: Luis Nazario Da Lima Ronaldo është më i miri i të gjitha kohërave.
Të paktën kështu raporton tabloidi britanik “The Sun”, me rastin e promovimit të filmit për jetën e Sir Bobby Robsonit.
“Nuk kam parë kurrë asnjë të ngjashëm me të”, është shprehur Mourinho, i cili në film e përshkruan sezonin e brazilianit me Barcelonën si më të mirin e të gjithë karrierës.
Gjatë sezonit 1996-’97, “Fenomeni” shënoi 47 gola dhe Mourinho përjetoi gjithçka nga pankina, në rolin e zëvendësit të Bobby Robsonit.
Edhe pse bashkëkombas, Mou dhe CR7 kanë pasur gjithmonë një raport “shpërthyes”, edhe kur – siç kujton “The Sun”, – tekniku portugez stërviste yllin e Portugalisë te Reali i Madridit, në vitin 2013. E për më tepër, që të dy ata kanë të njëjtin person, i cili kujdeset për interesat e tyre, agjentin Jorge Mendes.
Top Channel