Rihanna tregon strijat dhe qimet e këmbës (Foto)

03/05/2018 21:15

Profili i saj në Instagram është i mbushur me foto profesionale dhe foto nga revistat, por shkrepjet e fundit të Rihanna janë shumë origjinale dhe të pamodifikuara.

Këngëtarja e famshme postoi foto pa tualet ku dukej me bikini me diellin në sfond.

Pikërisht dielli i vuri në dukje Rihanna-s qimet e këmbës në një foto dhe strijat në tjetrën. Por, fansat e vlerësuan shumë këngëtaren për foto të tilla.

“Heq dorë nga brisku dhe prapë dukesh si Mbretëreshë! Na frymëzon që të duam trupin tonë ashtu siç është”, thotë një fanse.

FOTO GALERI
1/14

Top Channel