Real Madrid dhe Liverpool siguruan biletat për në finalen e madhe sezonale të Kievit, edhe pse në media vazhdon jehona e gabimeve të arbitrave, të cilat edhe mund të kishin ndryshuar fatin dhe emrat e finalistëve të këtij edicionit të Kupës më të lakmuar evropiane.

Por ajo që ka nodhur nuk mund të ç’bëhet më dhe futbolli vazhdon ta ruajë magjnë e tij edhe falë gabimeve njerëzore. Reali shkon për herë të 16 në finale e këtij aktiviteti, ndërsa Liverpool për herë të 8.

Çfarë dimë për dy finalistët e Ligës së Kampioneve, më poshtë do të shikojmë statistikat për dy skuadrat që do të përballen në finale e 26 majit.

 

REAL MADRID (SPANJË)

Klasifikimi në UEFA: 1

Finalet europiane: Fitore 12/Humbje 3

Finalja e fundit: 2017, fitore 4-1 me Juventus

 

Në këtë sezon

Kualifikimi: Direkt në faze grupesh

Ndeshje 12/ Fitore 8/ Barazime 2/ Humbje 2/ Gola të shënuar 30/ Gola të pësuar 15

Golashënues: Ronaldo (15)

Renditja në Spanjë: vendi i 3

Formacioni kryesor: Navas; Carvajal, Ramos, Varane, Marcelo; Isco, Casemiro, Modrić, Kroos; Benzema, Ronaldo

 

Rruga drejt finales:

Kualifikimi: Direkt

Group H – Vendi i dytë

Raund i 1/16: rezultat i përgjithshëm 5-2 me PSG

Çerekfinale: rezultat i përgjithshëm 4-3 me Juventus

Gjysmfinale: rezultat i përgjithshëm 4-3 me Bayern

 

LIVERPOOL (ANGLI)

Klasifikimi në UEFA: 24

Finalet europiane: Fitore 5/ Humbje 2

Finalja e fundit: 2007, humbi 2-1 me Milan

 

Në këtë sezon

Kualifikimi: play-offs

Ndeshje 12/ Fitore 7/ Barazime 4/Humbje 1/ Gola të shënuar40/ Gola të pësuar 13

Golashënues: Firmino, Salah (10)

Renditja në Angli: vendi i 3

Formacioni kryesor: Karius; Alexander-Arnold, Lovren, Van Dijk, Robertson; Wijnaldum, Henderson, Milner; Salah, Firmino, Mané

 

Rruga drejt finales

Kualifikimi: vendi i 4 në Premier League

Në Play-offs: rezultat i përgjithshëm 6-3 kundër Hoffenheim

Group E – Vendi i parë

Raund 1/16: rezultat i përgjithshëm 5-0 kundër Porto

Çerekfinale: rezultat i përgjithshëm 5-1 kundër Man. City

Gjysmëfinale: rezultat i përgjithshëm 7-5 kundër Roma

 

Përballje direkte: 5

Madrid fitore: 2 (4 gola)

Liverpool fitore: 3 (6 gola)

 

Takimet e mëparshme

2014/15 UEFA Champions League ndeshje në grup

Liverpool 0-3 Real Madrid (Ronaldo 23, Benzema 30 41)

Real Madrid 1-0 Liverpool (Benzema 27)

 

2008/09 UEFA Champions League faza 1/16

Real Madrid 0-1 Liverpool (Benayoun 82)

Liverpool 4-0 Real Madrid (Torres 16, Gerrard 28 47, Dossena 88)

 

1980/81 Finalja e European Cup

Liverpool 1-0 Real Madrid (Kennedy 81)

FOTO GALERI
8/8

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA