Prodhuesit e patates në zonën e Kukësit nuk po i shesin dot prodhimet e tyre. Një fakt i tillë vërtetohet në tregun e qytetit ku tregtarët e ankohen për shitje të pakta të kësaj kulture bujqësore.

“Kemi ngelë shumë keq, pasi populli nuk ka para, nuk blen as patate. Ka një konkurrencë të madhe, është patatja e Kosovës, e Lushnjes. Kur shteti nuk vë dorë, kështu është”, shprehet një tregtar.

“Patatet më kanë ngel në shtëpi, disa nuk i kam shkulur, pasi nuk shiten nuk ka treg”, thotë një prodhues.

Megjithëse patatja e Kukësit është ndër më të preferuarat nga konsumatorët në Drejtorinë Rajonale të Bujqësisë, tregojnë se prodhimi i patates ka mbetur i izoluar në gropa ndërkohë që prodhuesit nga viti në vit po zvogëlojnë sipërfaqet e tokave të mbjella me patate për shkak të mungesës së tregu.

“Nuk ka treg për pataten dhe kjo do të reflektohet në ulje të sipërfaqes”, thotë Qemal Memishi përgjegjës i këshillimit në DRB Kukës.

Prej vitesh kultivuesit e patates vuajnë mungesën e tregut, ndërsa prodhimi të arrijnë në 13 mijë ton.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA