Dështimi në dy garat e fundit të Botërorit nuk e ka zbehur aspak optimizimin në Maranello, shtëpinë e Ferrarit. Madje duken shumë më të motivuar për synimin e tyre, rikthimin tek titulli kampion.

Në fakt nga ajo që është parë realisht në pistë duket se që Ferrari ka bërë diferencën, edhe pse dinamikat e zhvillimit të garës nuk i kanë dhënë mundësinë që të marrin maksimumin e rezultateve në dy garat e fundit. “Skuadra Ferrari ka punuar shumë për të përgatitur sezonin 2018 dhe rezultatet e para janë shumë inkurajuese – shkruhet në komunikatën që kanë publikuar në faqen e tyre zyrtare – 5 podiume në katër garat e para të sezonit, me dy prej tyre të fituara nga Vettel, janë një shenjë shumë e mirë”.

Vettel fitoi në Australi dhe Bahrein, ndërkohë që podiumet janë plotësuar me Raikkonen i treti në garën e Australisë, i treti në Kinë dhe vendi i dytë në Azerbajxhan. Ferrari është 4 pikë më shumë se Mercedes në klasifikimin provizor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA