Liria e shtypit, Meta: Gazetarët të mos shantazhohen nga askush për misionin e tyre

03/05/2018 12:11

Gazetarët të mos shantazhohen nga askush në kryerjen e misionit të tyre, thotë kreu i shtetit Ilir Meta në mesazhin e tij për Ditën Ndërkombëtare të Lirisë së Shtypit.

“Inkurajoj, në veçanti, reporterët e terrenit, të jenë gjithmonë aty ku lajmi ndodh, me guxim, pa u trembur dhe as shantazhuar nga askush. Koha kur gazetari dhunohet, kërcënohet e shantazhohet në kryerje të misionit të tij duhet të marrë fund”, thotë Meta në mesazhin e tij.

Ai shton se dënon me ashpërsi të gjitha sulmet dhe “çdo akt dhune ndaj gazetarëve e apeloj që autorët e krimeve ndaj përfaqësuesve të medias të vihen menjëherë para drejtësisë. Liria e shtypit është kusht i pazëvendësueshëm për respektimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA