Avokatja e Altina Xhoxhajt

Pasi Komisioni i Pavarur i Kualifikimit kërkoi tetë ditë kohë për të shqyrtuar pasurinë e gjyqtares së Kushtetueses, vendosi që gjyqtarja Altina Xhoxhaj nuk e kalon procesin e vetingut.

Në seancën e zhvilluar këtë të enjte u dha dhe vendimi i Komisionit për kartonin e kuq për gjyqtaren Xhoxhaj.

KPK nuk dha argumentet pse u shkarkua, por u tha se brenda 30 ditëve është e drejta për tu ankuar në Kolegjin e Apelimit.

“Ka bërë deklarim të plotë dhe sipas ligjit për kontrollin e pasurisë nuk ka pasu deklarim të rremë apo të pasaktë, ka kaluar testin sipas atyre që kem i dorëzuar në dosjen përkatëse. Ligji parashikon dhe apelimin, kështu që do përdorim të gjitha mjetet ligjore për të ndjekur të gjithë procesin dhe jemi me bindje të plotë që do të kalojë”, thotë avokatja mbrojtëse e Xhoxhajt.

E vetmja që ka kaluar vettingun deri më tani është Vitore Tusha , ndërkohë që Gjykata Kushtetuese ndodhet në pikën më të zezë në historinë e saj.

Aktualisht presin që të kalojnë në filtrin e vettingut edhe tre anëtarë të tjerë të kësaj gjykate, ndërkohë që njëri prej tyre ngeli në Shkallën e Parë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA