Dua Lipa tregon hiret në videoklipin e ri

03/05/2018 17:05

Dua Lipa dhe Calvin Harris publikuan klipin e këngës së tyre “One Kiss” në Youtube, aty ku ka marrë 1,8 milionë klikime deri tani.

Këngëtarja kosovare e ka shpjeguar kështu këngën: “Është për çdo njeri që ju bën të ndiheni keq. Duhet ta rrethoni veten me energji pozitive”.

Para pak ditësh, Dua Lipa njoftoi se ka shitur 2 milionë albume në të gjithë botën.

Top Channel