Dita Botërore e Lirisë së Medies/ Sa të lira dhe të pavarura janë mediet sot?

03/05/2018 12:45

Tre maji është Dita Botërore e Lirisë së Shtypit, e tillë është shpallur që prej vitit 1993 nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara.

Në disa vende të botës, kjo ditë festohet e në të tjera, vetë gazetarët protestojnë, për të mbrojtur mediet nga sulmet ndaj lirisë së tyre.

I ftuar në edicionin informativ të orës 12:00 në Top Channel ishte Aleksandër Çipa, kreu i Unionit të Gazetarëve Shqiptarë.

TCH: A është media, kjo vlerë në botën e sotme, gjithnjë e më e rrezikuar? Jo pak herë gazetarët janë parë edhe si armiq…

Aleksandër Çipa: Ka një klimë të gjithë botë, e cila e rrezikon dhe kërkon ta sfidojë integritetin e gazetarit në botë. Në mënyrë të veçantë misionin e tij në shërbim të interesit publik. Janë sofistikuar format që e rrezikojnë, e kërcënojnë dhe që sfidojnë gazetarin dhe mediet në përgjithësi. Kundër kësaj sfide dhe sfidave të ndryshme që ofrojnë pushtet e tjera që përballen në demokraci me pushtetin e medies, ne jemi të angazhuar edhe si organizatë të kërkojmë një apel, i cili buron së pari nga lufta kundër informalitetit që dominon mediet tona, për rritjen e integritetit profesional, të kurajës profesionale, të rritjes së mëtejshme të investigimit dhe të përpjekjes për të mos u sfiduar nga versionet e ndryshme që pushtete e tjera që krijojnë duke u fshehur pas koracës të të ashtuquajturit qytetar-gazetar. Këto janë arsyet që komunitetin e gazetarëve profesionist në botë dhe në mënyrë të veçantë në Shqipëri po e vënë përpara një detyre dhe një momenti të ri. Duhet të bëjmë me dije se tashmë në skenën mediatike të vendit janë mbi 6200 punonjës, nga të cilët janë 2600 gazetarë nga të cilët janë të shpërndarë në të gjithë spektrin e medieve në vend. Jo në pak raste është bërë i mundur që integriteti dhe besueshmëria e gazetarit të përballet me këto versione të reja që shfaq mundësia teknologjike. Është çasti që besnikëria ndaj atyre që ne i quajmë principe të gazetarisë besnikëria ndaj proceseve vetërregulluese, besnikëria ndaj solidaritetit profesional, ndaj mbi të gjitha rritja e kapacitetit profesional, mund ta rrisin autoritetin e medieve dhe gazetarit edhe në ditët e sotme.

TCH: Asosacioni i gazetarëve të Kosovës sot ka dalë në një protestë në orën 11 në sheshin “Zahir Pajaziti”. Përse në vendin tonë nuk organizohet një e tillë por kalohet në heshtje kjo ditë?

Aleksandër Çipa: Në nivele lokale, degët e Unionit kanë disa aktivitete, duke filluar nga sot, por edhe nesër në Durrës. Në një njëjtën kohë, dy ditë më parë, Unioni i Gazetarëve publikoi të dhëna vërtetë tronditëse që lidhen me 4 mujorin e parë të 2018, të dhëna që lidhen me numrin e lëvizjeve të gazetarëve në gjithë spektrin mediatik shqiptar dhe pambrojtësinë e tyre sociale për çështjen kronike të vonesave të pagave në shumë prej mediave të vendit, për çështje gjyqësore që janë në ndjekje në vijim seancash në gjykatat e vendit dhe për aspekte që lidhem më së shumti me risitë dhe ndryshime në skenën mediatike të vendit. Këto janë pjesë e një reagimi, do të thosha konstant që organizata jonë po vazhdon të kryej dhe është e vetmja që i bën me kaq detaje.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA