Dëmtimi i tmerrshëm, Koscielny humbet “Rusi 2018” me Francën

03/05/2018 22:38

Vetëm 12 minuta kanë zgjatur emocionet e gjysmëfinaleve të kthimit për Laurent Koscielny, 32-vjeçarin francez të “topçinjve” të Londrës, të impenjuar mbrëmjen e së enjtes në “Wanda Metropolitano” ndaj Atletico Madrid.

Gjithçka është mbyllur mes lotësh dhe me duart mbi fytyrë dhe me një barrelë që e nxirrte jashtë fushës së blertë, në ndeshjen e vlefshme për kualifikimin në finalen e Europa League.

Një dëmtim i tmerrshëm në tendinën e Akilit do ta detyrojë mbrojtësin me të gjitha gjasat t’i thotë lamtumirë kombëtares franceze në aventurën e kësaj të fundit në Botërorin e Rusisë pak më shumë se një muaj më vonë.

FOTO GALERI
7/9

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA