E ftuar këtë mëngjes në “Wake Up”, deputetja demokrate Jorida Tabaku, ka treguar se çfarë mund ti ngelej merak gjatë karrierës së saj deri më sot, dhe sigurisht që kryefjala është anëtarësimi në BE.

“Pishman nuk mund të them se në çdo detyrë jam përpjekur të japë maksimumin, po nëse do shihja diçka me nostalgji do të thoja që në periudhën që kam punuar si zv. ministre e Integrimit mund të kishim marrë statusin e vendit kandadit, të ishin hapur negociatat e do kishte qenë periudhë e artë për këdo që mund të kishte qenë në atë ministri. Ka qenë një shans i humbur që unë po të rikthehesha… varet nga shumë faktorë… po ka qenë një periudhë që Shqipëria ka qenë gati, administrata ka qenë gati, vendet anëtare ka qenë gati, por opozita nuk ishte gati”, tha Jorida.

Ajo tha se është herët për të, të pretendojnë për bashkinë e Tiranës.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA