14/01 23:23
Ajo është një prej makinave më të rralla në botë, e supermakina Brabham BT62 që ndërtohet në Australi, do të jetë në pronësi të shumë pak personave.
E sipas raportimeve që vijnë nga Londra vetëm 70 të tilla do të prodhohen për ata që do të jenë të gatshëm të dorëzojnë 1.8 milionë dollarë për të pasur një nga supermakinat.
E shitja e tyre për Europën ka filluar mbrëmjen e kaluar në Londër.
Makina është quajtur Brabham Automotive, në nder të kampionit të botës në Formula 1, Jack Brabham, djali i të cilit është edhe drejtor i kompanisë.
Top Channel