Aston Martin sjell nëndetësen e denjë për 007-ën

03/05/2018 11:06

Ashtu sikur zhvillimi i një supermakine që të jep idenë se vjen nga e ardhmja, vetëm koncepti i makinës nuk mjafton, kjo është edhe arsyeja se pse Aston Martin po punon për ndërtimin e një nëndetëse të avancuar.

Vitin e kaluar, “Aston Martin” u bashkua me kompaninë e nëndetësve “Triton”. E tashmë kanë dalë detaje të reja për produktin e këtij bashkëpunimi, teksa faza e projektimit ka përfunduar e i është hapur rrugë prodhimit të nëndetëses.

Aston Martin dhe Triton njoftuan zyrtarisht se kanë përfunduar projektimin e nëndetëses “Neptune” dhe kanë filluar prodhimin e disa modeleve.

Por ky nuk është lajmi i vetëm që vjen nga ky bashkim, mediat italiane shkruajnë se pikërisht kjo nëndetëse do të përdoret edhe në filmin e ardhshëm të agjentit 007.

FOTO GALERI
1/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA