Zidane realist: Bayerni na vuri në vështirësi, tani të fitojmë në Kiev

02/05/2018 00:32

Trajneri i Realit, Zinedine Zidane është shfaqur mjaft i lumtur që arriti finalen e tretë radhazi në Champions League. Gjithsesi francezi u tregua realist dhe pranoi se skuadra e tij vuajti shumë përballë Bayernit.

“Të them të drejtën e nisëm shumë keq ndeshjen dhe në pjesën e parë vuajtëm shumë. Në të dytën ndryshuam diçka dhe vumë nën kontroll lojën, por duhet të pranoj se Bayerni dhuroi një paraqitje mjaft të mirë. Gjithsesi jam shumë i lumtur që jemi në finale dhe do të duhet të synojmë të ngremë trofeun për herë të tretë”, deklaroi Zidane.

Vitin e kaluar Reali theu rekordin me dy Champions radhazi, ndërsa këtë vit ka mundësi ta thellojë atë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për Zinedine Zidane, që ka fituar dy Champions radhazi dhe për më tepër, ka mundësi të bëhet i pari trajner që fiton 3 herë këtë kompeticion.

“Dy finalet e para kanë qenë shumë të bukura, pasi i kemi fituar. Këtë të tretën duhet ta luajmë, por nuk e fsheh që do të doja të fitonim edhe në Kiev, pasi mendoj se e meritojmë. Kam një skuadër shumë të pjekur në fushë, që luan qetë dhe gjen momentin e duhur për të goditur kundërshtarin”, tha trajneri i Realit të Madridit.

Top Channel