24/05 15:52
Sven Ulreich përjetoi të martën në mbrëmje momentin më të keq të karrierës së tij sportive.
Gabimi trashanik që bëri në fillimin e pjesës së dytë çoi në golin e dytë të Realit dhe e bëri shumë të vështirë kualifikimin e Bayern për më tej.
Një ditë më pas, në Instagram, portieri që ka zëvendësuar gjatë gjithë sezonit të dëmtuarin Manuel Neuer u kërkoi falje tifozëve bavarezë.
“Nuk mund ta përshkruaj me fjalë se sa i zhgënjyer jam për eliminimin në Champions. Donim të arrinim finalen dhe dhamë maksimumin për këtë. Por, bëra atë gabim që nuk e shpjegoj dot. Më vjen keq për skuadrën dhe tifozët”, shkroi Ulreich.
Top Channel