Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Edmond Spaho e cilësoi turin e “llogaridhënies publike” të kryeministrit Edi Rama si një “farsë të vërtetë”.

“Mjaft t’i referohesh gjuhës me të cilën foli sot dhe kupton që e sheh veten si në vitin 2013 dhe jo që qeveris prej pesë vitesh. Rama qytetarët i përdor për “shoë”, llogaritë e vërteta i jep te krimi. Qytetarët i do për vota, shërbimin e ka për oligarkët. Qytetarët i do të paguajnë taksa për t’ia dhënë më pas miqve dhe financuesve të tij. Drogë, krim, korrupsion dhe 0 premtime të mbajtura është bilanci 5-vjeçar i Edi Ramës”, shkroi Spaho në Facebook.

Më tej, Spaho foli edhe për vetting-un.

“Vetingu?! Aq shumë e do Rama sa Prokuroren e Përgjithshme e zgjodhi pa vetting. Drejtësia e Edi Ramës është mbrojtje për Tahirin, Beqajn, Gjiknurin, Ahmetajn, Dakon, Sejdinin dhe veten e tij dhe ndëshkim politik për kuksianët që nuk paguajnë dot taksën korruptive të “Rrugës së Kombit”. Sa do që të përpiqesh Edi Rama, nuk i hedh dot me hi syve qytetarëve. Protesta në Kukës, ato të biznesit të vogël, protesta e artistëve, protestat kundër inceneratorëve, ato të naftëtarëve tregojnë që durimi i qytetarëve ka sosur dhe fundi yt po vjen me shpejtësi”, deklaroi Spaho.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA