SHBA, rrëzohet një avion ushtarak në Georgia, 5 të vdekur

02/05/2018 18:50

Pesë persona kanë humbur jetën pasi një avion ushtarak mallrash është rrëzuar këtë të mërkurë në Savannah të Georgias.

Avioni i tipit “C-130” i përkiste Gardës Ajrore Kombëtare të Porto Rikos dhe ishte në një mision trajnimi.

Ekipet e emergjencave i janë përgjigjur menjëherë njoftimit, sipas deklaratës së zëdhënëses së Aeroportit ndërkombëtar “Savannah/Hilton Head”.

Rrëzimi në fakt nuk ka ndodhur në pistën e aeroportit, por disa milje më larg në një autostradë, shtoi më tej zëdhënësja Candace Carpenter, ndërsa reja e dendur e tymit ishte e dukshme edhe nga aeroporti.

“Ishte e tmerrshme”, tha Denver Goodwin, që punon në një shërbim riciklimi pranë një varreze makinash, që e pa ngjarjen nga rruga më e afërt. “Toka u trondit si të ishte një bombë e hedhur aty. Të gjithë njerëzit në godinë u kapluan nga paniku. Ishte me të vërtetë e tmerrshme”.

Videot e publikuara nga filiali i CNN-it, “WSAV” shfaqën renë e dendur të tymit dhe flakët që vinin nga vendi i ngjarjes, që dyshohet të jetë një magazinë.

Një postim në “Twitter” nga Shoqata e Zjarrfikësve profesionistë të Savannah tregonte bishtin e avionët që bëhej i dukshëm mes zjarrit dhe tymit. Momentalisht u mbyll edhe qarkullimi në autostradën aty pranë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA