Zinedine Zidane arriti finalen e 3 të Champions League nën drejtimin e Realit, ku 2 të parat arriti t’i fitojë, duke e bërë këtë për herë të parë në histori.

Megjithatë, ecuria e Realit të Madridit këtë sezon në Champions ka kaluar mes polemikave tejet të forta, me akuza për mbështetje nga gjyqtarët.

E tillë ishte edhe ndeshje e kthimit ndaj Bayern Munchen, ku gjermanët pretenduan për një 11-metërsh të pastër pas një prekje të topit me dorë në zonë nga Marcelo.

Dhe sigurisht që akuzat më të forta vijnë në të tilla raste nga rrjetet sociale, por këtë herë madrilenët nuk janë kursyer edhe nga shtypi katalanas.

Nga hungarez Viktor Kassai, te turku Cuneyt Çakir. Vitet kalojnë, ndryshojnë ndeshjet, por të njëjtat akuza mbeten. Real Madrid është i preferuari, i cili shkon përpara me vendime tejet të diskutueshme të arbitrave. Vendi është i njëjtë, por ajo që bën çudi është edhe fakti që viktima është e njëjtë, Bayern Munchen”, kështu shkruajnë mediet për kualifikimin madrilen.

Tre raste mjaft të diskutueshme kundër Bayernit në ndeshjen e mbrëmshme, por në veçanti pretendimi për 11 metërsh, sollën irritimin e lojtarëve në fushën e lojës, por edhe “tërbimin” e tifozëve në mbarë botën, sigurisht edhe zemërimin e shtypit “armik”: “Një finale me stil të pastër madrilen” (Mundo Deportivo) “Penallti e pastër e padhënë” (Sport).

Megjithatë, ajo që mbetet është fakti që Reali shkon në Kiev. Finalja e tretë radhazi, e katërta në 5 vitet e fundit.

FOTO GALERI
1/5

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA