Sportistët ngujohen në KOKSH, duan pjesëmarrjen në Lojërat Mesdhetare

02/05/2018 14:42

Përjashtimi i peshëngritjes nga Lojërat Mesdhetare nga Komiteti Olimpik Shqiptar, për shkak të rasteve të përsëritura të dopingut, nuk është pritur aspak mirë nga 3 kampionët e njohur shqiptarë, Erkand Qerimaj, Daniel Godelli dhe Briken Calja, që sot janë përballur me drejtuesit e KOKSH.

Në një takim të zhvilluar në zyrat e Komitetit Olimpik, kampionët e peshëngritjes i kanë drejtuesve që të kthejnë vendimin e tyre dhe ti lejojnë ata të garojnë me ekipin kombëtar të Lojërat Mesdhetare. Gjatë takimit që patën me zv/presidentin e Komitetit Olimpik, Vojo Malo sportistët kanë ngritur tonet dhe në një moment ka shkuar deri në kontakte fizike.

Sportistët kanë paraqitur edhe ftesën që kanë marrë nga organizatorët e Lojërave Mesdhetare që të marrin pjesë në aktivitetin që zhvillohet muajin e ardhshëm në Spanjë. Së bashku me sportitstë janë bashkuar edhe trajnerët e tyre, ndërsa kanë mbështetjen edhe të fderatës së peshëngritjes.

Sportistët me trajnerët e tyre kanë vendosur që të bëjnë një grevë, duke qëndruar në ambjentet e KOKSH deri në një përgjigje pozitive për pjesëmarrjen e tyre në Lojërat Mesdhetare. Ndërkohë Komiteti Olimpik i kërkon Federatës së Peshëngritjes, shkrirjen e Komitetit Ekzekitiv, arsye prej së cilës KOKSH ka vendosur edhe një dënim prej dy vjetës për peshëngtijen. Ky kusht mund të negociohet vetëm për spostitët që nuk janë kapur ndonjëherë me doping.

Trajneri Erkand Qerimajt dhe ekipit Kombëtar u shpreh se “është mëkat që jemi i vemti vend në botë që nuk kemi një medalje olimpike dhe sot që këta 3 kampionë janë në formë të shkëlqyer sportive dhe pretendojnë medaljet, KOKSH i mbyll derën”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA