Shefi i “Facebook”, Mark Zuckenberg, tha se 2018 kish qenë një vit shumë intensiv për kompaninë e tij.
Por, ai edhe shfrytëzoi mundësinë për të prezantuar një shërbim takimesh, mes produkteve të reja në konferencën e përvitshme të mbajtur në San Jose të Californisë. Ai i tha audiencës se shërbimi i takimeve do të kishte në plan të parë çështjet e privatësisë dhe do të lancohej shpejt. Kompania nuk mundet të përballojë edhe një tjetër skandal të dhënash ndërkohë që është e përfshirë në aferën e Cambridge Analytica.
Ka 200 milionë njerëz në “Facebook” që e listojnë veten si single – tha Zuckenberg. Dhe nëse ne jemi të angazhuar të ndërtojmë marrëdhënie domethënëse, atëherë kjo ndoshta është më domethënësja e të gjithave. Aksionet në biznesin e takimeve, Match Group, ranë pas këtij njoftimi me 22 për qind. Kompania zotëron Tinder, një aplikacion takimesh që i merr informacionet e profilit nga “Facebook”.
Ky i fundit është përballur me kritika të ashpra që kur u bë e ditur se nuk kishte mundur të pikaste se Cambridge Analytica, kishte fshirë të dhëna të mbledhura për miliona përdorues të tij. Zuckenberg tha se kjo ishte një shkelje e rëndë besimi që nuk duhet të ndodhë më. Si pjesë e përpjekjeve për të rikthyer besimin, ai tha se kompania po ndërtonte një mekanizëm të ri për të pastruar historikun, që i mundëson personave me më shumë kontroll të menaxhojnë përdorimin e informacionit të tyre.
Ky mekanizëm do ti lejojë anëtarët e “Facebook” të shikojnë se cilat palë të treta apo aplikacione mbledhin të dhëna dhe i jep mundësinë të fshijnë informacione. Ai nuk i mundëson “Facebook” t’i shtojë këto detaje në profilin e tyre në të ardhmen. Sidoqoftë, “Facebook” ka pranuar se mekanizmi do të kërkojë disa muaj kohë deri sa të jetë gati.
Top Channel