Më 2 maj 1999, civilë shqiptarë të fshatit Studime të Vushtrrisë në Kosovë u morën dhe vranë nga forcat serbe. Sot e asaj dite ende nuk është vënë drejtësi për viktimat.

Në shenjë përkujtimi për viktimat e masakrës së 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, zyrtarët e kësaj komune nën patronazhin e kryetarit Xhafer Tahiri përkujtojnë viktimat.

Më 2 majit të vitit 1999 në fshatin Studime të Vushtrrisë, brenda dy orëve ishin pushkatuar nga paramilitarët serbë 116 persona që ishin në kolonë për t’u shpërngulur në drejtim të Shqipërisë.

Shumë tjerë ishin plagosur e me mijëra tjerë pas arrestimit nga forcat serbe ishin larguar për në Shqipëri. Për këtë rast ende nuk është vënë drejtësi as nga institucionet vendore e as nga ato ndërkombëtare.

Top Channel