Disa dashuri nuk përfundojnë kurrë.

Sulmuesi i Torinos është lojtari që mungon në repartin e avancuar në skuadrën e Gattusos që në këtë sezon ka pasur boshllëqe pavarësisht se u shpenzuar 63 milionë euro për Andre Silva dhe Kalinic.

Një ndikim tepër të rëndësishëm për këtë tratativë do të ketë edhe vendimi i UEFA-s për Fairy Play-n financiar të Milanit.

Por edhe kontrata e Belottit do të vijojë të jetë një problem, klausola e tij është 100 milionë euro, por kjo vetëm nëse sulmuesi do të transferohet jashtë Serie A. Pasi në kontratë specifikohet se nëse do të kalojë në një klub Italian, atëherë klausola ndaluese është 80 milionë euro. Një shumë që kinezët e Milanit po e marrin në konsideratë.

Top Channel