Pepe Reina do të përshëndesë zyrtarish shokët e skuadrës së Napolit. Portieri spanjoll, që mbajti veshur për 4 sezone fanelën e Napolit do të zhvendoset drejt Milanit, më të cilët ka firmosur për 2 sezone, me opcion për një të tretë, me një pagë prej 3-35 milionë euro në vit. Në mbrëmje spanjolli do të shtojë një darkë për të gjithë shokët e skuadrës dhe bashkëshortet e tyre.

Ndërkohë përshëndetja e portierit me tifozët është menduar të dielën, në ndeshjen e radhës që Napoli do të luajë në shtëpi kundër Torinos. Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, spanjolli mendohet se në dy ndeshjet e fundit në kampionat do t’i lërë vendin portierit tjetër, Sepe, që në këtë sezon është aktivizuar vetëm në një ndeshje, atë kundër Chievos.

Napoli ndërkohë ka gjetur pasardhësin e Reinës dhe ai është Rui Patricio i Sporting Lisbona. Pas vizitës së presientit De Laurentis në Portugali për të folur personalisht me futbollistin për ta bindur, vijnë edhe të rejat e fundit. Sipas ‘Diario de Noticias’ portieri ka pranuar ofertën e Napolit me 2 mlionë euro në sezon. Tani mbetet të bindet Sporting Lisbona, që për momentin ka shkuar nga 25 në 20 milionë euro, ndërkohë që pretendimi i Napolit është për 13 milionë euro.

Top Channel