Reali me Benzema-Cristiano; Alaba kthehet në formacionin e Bayern

01/05/2018 20:07

Pas pak do të luhet ndeshja e dytë gjysmëfinale e Champions League mes Realit të Madridit dhe Bajernit të Mynihut, nga ku do të përcaktohet edhe finalisti i parë i kompeticionit më të rëndësishëm europian për klube.

Janë publikuar formacionet zyrtare të të dyja ekipeve. Te Reali bie në sy mungesa e Casemiro, i cili është lënë në stol nga Zidane. Francezi ka zgjedhur nga fillimi kroatin Kovacic.

Ndërkohë, te Bajern kthehet në formacionin titullar Alaba.

Real Madrid: Keylor; Lucas, Varane, Ramos, Marcelo; Kovacic, Modric, Kroos, Asensio; Benzema dhe Cristiano.

Bayern: Ulreich; Kimmich, Süle, Hummels, Alaba; Thiago, Tolisso, James; Müller, Lewandowski dhe Ribéry.

Top Channel