Janë zhvilluar 4 gara në këtë sezon të ri të Botërorit të Formula 1 dhe emocionet e surprizat nuk kanë munguar, madje në këto 4 gara ka pasur 3 fitues të ndryshëm. E megjithatë kjo nuk e pengon Liberty Median e Federatën Ndërkombëtare të Automobilizmit të ndërmarrin iniciativa për të mundësuar rritjen e parakalimeve gjatë garave duke nisur që nga kampionati i vitit të ardhshëm.

Kështu Liberty dhe FIA organizuan në Bahrein një takim me drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin e Formula 1 duke u kërkuar atyre të eksperimentojnë përmes zyrave të tyre projektuese disa opsione të mundshme në lidhje më këtë çështje që të mund të aplikohen që në vitin 2018. Në fakt Këshilli Botëror i FIA, Grupi Strategjik e Komisioni i Formula 1 miratuan disa masa që s’do të hyjnë në fuqi sezonin e ardhshëm.

Sipas këtyre masave, makinat e vitit të ardhëm duhet të ndryshojnë krahët anësore te të tyre në mënyrë që të krijohet edhe një efekt më i madh në momentin e përdorimit të sistemit DRS që do të thotë një favorizim i parakalimeve. Këto propozime u bënë pas Çmimit të Madh të Australisë ku të gjithë u ankuan për mungesën e parakalimeve gjatë garës, ndërkohë që votimi për këto masa u bë në 30 prill.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA