As Ancelotti, as Allegri, as Luis Enrique: me shumë mundësi një boshnjak do të jetë trajneri i ardhshëm i Arsenal, pas largimit të Arsene Wenger në fundin e këtij sezonit, trajnerit më jetëgjatë në futbollin anglez.

Kur kanë kaluar më shumë se 48 orë nga ‘zhdukja’ e ndihmësit të Jurgen Klopp, Zlejko Buvac, kanë filluar të dalin në skenë skenarë intrigues, të denjë për verën që po vjen. Nëse Liverpool doli me komunikatë zyrtare, që ndihmësi i Klopp, prej 17 vjetësh ka kërkuar ‘pushim për arsye personale’ në pikën më kritike të sezonit, lajmet e mediave online zbulojnë se boshnjaku Buvac është kandidat për stolin e Arsenal.

Lajmi fillimisht është shpërndarë nga mediat boshnjake, që e cilësojnë 56-vjeçarin si trurin e punës së Klopp, por më pas bëhet edhe lidhja me Sven Mislitant, shefin e rekrutimeve të skuadrës së Arsenal, me të cilin Buvac ka punuar gjatës kohës së drejtimit në Dortmund. Mes të dyve ka qenë një lidhje shumë e fortë dhe për këtë arsye ai mund të jetë ‘sponsori’ që Buvac të lëvizë drejt Londrës.

Gjithçka pritet të zbulohet javën e ardhshme, por duket se kjo ka qenë një lëvizje e parashikuar edhe tek Liverpool, të cilët besojnë se Buvac do të jetë trajneri i Arsenal. Në fakt Jurgen Klopp prej javësh i ka dhënë më shumë akses në skuadër Peter Krawietz, asistentin tjetër, njeriu që përgatiste të gjitha materialet video, por jo vetëm kaq. Krawietz  tani është Buvac i ri i Liverpool.

Top Channel