Zërat se ai do të largohej në merkaton e verës nga kryeqyteti italian nuk kanë qenë të paktë, por Radja Nainggolan nuk ka më dyshime për të ardhmen e tij.
“Tani mendoj vetëm për Romën. Kanë shkruar çdo ditë diçka për mua për 10 vite, por jam ende këtu. Lërini të flasin, unë këtu jam shumë mirë dhe kam gjithçka që më nevojitet. Familja ime jeton mirë”, është shprehur Nainggolan duke vënë në dukje se nuk ka ndërmend të largohet nga Olimpico.
Më tej, ai ka sqaruar edhe njëherë zërat që e lidhin me një tjetër ekip kryeqytetas, në Angli, me Chelsea.
“Ka pasur diçka, ata ishin të interesuar për mua. Ndodhi sezonin e kaluar, pasi ata fituan Premier League. Por në fund, zgjedhja për mua nuk ishte e vështirë. Më pëlqen futbolli anglez, por jam thuajse 30 vjeç. Duhet të nis gjithçka nga fillimi?! E vështirë të mendohet. Pastaj, e urrej shumë shiun. Ishim në Liverpool për 2 ditë dhe nuk pushoi në asnjë moment”, ka deklaruar mesfushori i Romës për “The Times”.
Top Channel